Lambert Njerena, 80 vjeç, i cili jeton në rrugën “Kadri Gani”, pranë Shkollës 9-Vjecare të Elbasanit, prej më shumë se një jave ka qenë i mbyllur në banesën e tij. Siç njofton korrespodenti i MCN tv nga Elbasani, kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë lajmëruar Urgjencën e Spitalit për të parë gjendjen e tij. 80 -vjeçari ka qenë në një gjendje kritike për jetën, ku dërgimi i tij për në Urgjencën e Elbasanit, është mundësuar dhe nga punonjës të zjarrfikëses së Elbasanit. Deri me tani gjendja e tij është kritike për jetën. Lambert Njerana jetonte i vetëm pa familjen e tij. .



