Grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

Autori i grabitjes së armatosur në një pikë të këmbimit valutor në qendrën “Concord”, në Tiranë, është identifikuar dhe arrestuar nga autoritetet. 

Policia e Tiranës bëri të ditur se operacioni policor i koduar “Itinerari” çoi në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit, i cili dyshohet se ka vjedhur rreth 3 milionë lekë në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare në rrugën “5 Maji”.

Sipas policisë, 42-vjeçari ka kanosur punonjësen e pikës së këmbimit me armë zjarri pistoletë dhe më pas ka marrë shumën e parave.

Nga hetimet rezulton se ai është person me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë operacionit janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura, si dhe veshja që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së grabitjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Luan Maçi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy