
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-ministrin Lefter Koka, ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshin dhe 2 zyrtarë të tjerë, pjesë e Komisionit të Koncensionit në lidhje me inceneratorin e Fierit. Ndërsa Sabina Cenameri, pjesë e Komisionit të Koncensionit është lënë në masë sigurimi “Arrest shtëpie”.
Sipas SPAK, këta persona akuzohen për shkeljet e konstatuara në lidhjen e kontratës koncensionare për inceneratorin e Fierit. Gjyqtari Erion Bani u ka bërë komunikimin e masave të sigurisë tre të prangosurve për aferën korruptive për inceneratorin e Elbasanit.



