Vijojnë kontrollet e FNSH dhe RENEA-s edhe kë të premte në Vlorë. Strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit ushtrojnë kontrolle të imtësimshme në automjetet luksoze, ndërsa fokusi i tyre është evidentimi i personave që lëvizin me armë zjarri, sende të forta apo lëndë narkotike.
Kontrolle gjithashtu kryhen dhe për arrestimin e personave në kërkim apo eksponentët e krimit. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga makina dhe ata kontrollohen në imtësi. Është e pesta ditë që FNSH dhe RENEA ushtrojnë të tilla kontrolle të imtësishme.
Burimet bëjnë me dije se ka patur kontrolle edhe në zonat e riskut por edhe në bashkinë Selenicë dhe në disa fshatra të Himarës. Kontrollet janë intesifikuar fill pas vrasjes me snajper të Gëzim Sinomatit. Deri më tani si rjedhojë e tyre nuk është zbuluar asnjë autor apo person që të ketë lidhje me ngjarjen



