Pezullohet nga detyra gjyqtari i KPA, Luan Daci

Pezullohet nga detyra gjyqtari i KPA, Luan Daci

Pezullohet nga detyra gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme.

Daci u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka fshehur faktin se është shkarkuar si gjyqtar në vitin 1997.

Sipas procedimit penal të regjistruar në SPAK, për veprën penale “falsifikim dokumentesh”, Daci ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Në vitet 1994-1997, ai ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij ka vendosur largimin e tij nga puna për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Ekzistenca e një mase të tillë disiplinore ″largim nga puna″ përbën shkak ligjor që Daci të mos plotësonte kriteret formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy