
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në kryqëzimin e rrugëve "Onhezmi" dhe "Skënderbeu" në Sarandë.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Mercedes-Benz", me targa AB057NE, i drejtuar nga shtetasi francez Yacine Mechmache, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat i kanë kryer drejtuesit testin e alkoolit. Rezultati ka qenë 0.00 mg/l, duke përjashtuar drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.



