Vodhi bashkë me vëllanë para dhe bizhuteri në një banesë, kapet në Durrës i shpalluri në kërkim

Vodhi bashkë me vëllanë para dhe bizhuteri në një banesë, kapet në Durrës i shpalluri në kërkim

Një person i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për vjedhjen e një shumë parash dhe bizhuterish, në një banesë, duke përdorur kopje të çelësit të derës, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari në kuadër të operacionit të koduar “The key”, është Alfred Hoxha, 36 vjeç, banues në Durrës. 

Drupal Ad

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim më 14 shtator, në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës. 

Për këtë rast, në shtator, u arrestuan shtetasja E. K., 33 vjeçe dhe F. Hoxha, 42 vjeç, të dy banues në Durrës.

33-vjeçarja, e punësuar sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ua ka dhënë vëllezërve Hoxha, të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen.

Gjithashtu, në shtator, shërbimet e policisë kanë gjetur në banesën e 42-vjeçarit dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy