Qarkullonte me pistoletë imituese dhe përdorte pajisje si të Policisë/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me pistoletë imituese dhe përdorte pajisje si të Policisë/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 4, ka finalizuar operacionin policor të koduar "The night", duke arrestuar 30-vjeçarin, i cili qarkullonte me automjet, me pistoletë imituese, armë të ftohta dhe përdorte pajisje si ato të Policisë (stema dhe portofol Policie).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Siri Kodra", me një automjet tip "Benz", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "The night", për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në rrugën "Siri Kodra", është lokalizuar automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy