Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, që mund të kishte përfunduar me vrasje. Konflikti e ka origjinën në kanosjen me armë që një 46-vjeçar i ka bërë kamerieres së një lokali në zonën e Zogut të Zi. Policia e ka ndaluar autorin e kanosjes, të cilit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.12.2016, gjatë kontrolleve të ushtruara në terren nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, është marrë informacion dhe konstatuar një konflikt, në ambientet e një lokali, në Bulevardin "Zogu i Parë", ku nga kontrolli i ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. U arrestua në flagrancë shtetasi: - Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër Ky shtetas, në ambjentet e lokalit të lartëpërmendur, dyshohet se ka kanosur me një armë zjarri, shtetasen Q. N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë (kamarieria e lokalit). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: - Një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit "Zastava", me një krehër pa fishek. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Kanosja".



