
Gjendet një granatë në Krujë, në rrënojat e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Policia njofton se në Krujë, në rrënojat e një pallati të dëmtuar nga tërmeti u gjet dhe u sekuestrua një granatë dore.
Aktualisht vijojnë veprimet për identifikimin e shtetasit/ve që e posedonin granatën dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



