Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në zonën e njohur si “Astiri”.
Mësohet se automjeti ka qenë në lëvizje gjatë kohës që ka marrë flakë. Burime nga policia bëjnë më dije se ngjarja ka qenë aksidentale pasi makina ka pësuar një defekt që ka shkaktuar flakët.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka dalë menjëherë nga makina, pa u lënduar.



