
Tre të mitur kanë përfunduar nga prangat e policisë së Përmetit, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njeri- tjetrin i kanë vjedhur çantën në rrugë një zvicerani.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zviceran, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.



