
Një person në Mat është vetëplagosur aksidentalisht në banesën e tij teksa ka qenë duke pastruar armën e gjahut.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri.
Menjëherë pas plagosjes i moshuari është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.



