Bilanci vjetor i SPAK/ Dervishi: Ka dosje që hetohen prej 4-5 vitesh pa rezultat të dukshëm (VIDEO)

Bilanci vjetor i SPAK/ Dervishi: Ka dosje që hetohen prej 4-5 vitesh pa rezultat të dukshëm (VIDEO)

Ditë më parë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi raportin vjetor për vitin 2025, i cili i është dorëzuar Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas SPAK, numri i hetimeve të përfunduara gjatë vitit 2025 është rritur me 3.8 për qind krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, numri i hetimeve të regjistruara ka qenë më i ulët.

 

Gazetari Ferdinand Dervishi, në një analizë për "MCN Lajme", u shpreh se disa dosje në SPAK vijojnë të hetohen prej 4 deri në 5 vitesh pa rezultat konkret, ose mbeten të bllokuara për arsye të ndryshme.

 

Raporti mat kryesisht punën e ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe jo të drejtuesit të ri të institucionit.

Një nga gjërat që më tërhoqi vëmendjen është fakti se qytetarët janë më të orientuar dhe e dinë më mirë se cilat çështje duhet t’i drejtohen SPAK. 

Pra, ka më pak raste kur një denoncim dërgohet gabimisht dhe më pas i kalon institucioneve të tjera. 

Në raport përmenden shqetësime për nisma ligjore që mund të kufizojnë pavarësinë e institucionit. 

Në këtë drejtim përmendet edhe presioni politik lidhur me përdorimin e masave të sigurisë.

Në raport evidentohet një rënie me rreth 53 për qind e përdorimit të masës së arrestit me burg, çka mund të tregojë se debatet dhe presioni publik kanë pasur ndikim. 

 

Dervishi theksoi gjithashtu se, sipas njohurive të tij, ka dosje në SPAK që kanë mbetur në hetim prej vitesh pa përparim të dukshëm.

 

Në raport thuhet se janë hetuar qindra dosje të mbartura nga viti 2024, por ka edhe çështje që prej 4 apo 5 vitesh nuk kanë prodhuar rezultat. 

Ka raste kur hetimi nis në mënyrë formale dhe më pas ngec. 

Një shembull është edhe një çështje që lidhet me pronat në bregdet, çështja e Limionit, e cila ka vite që hetohet pa përfundim. 

Kjo lidhet edhe me faktin se ritmi i punës së prokurorëve të SPAK nuk është i njëjtë për të gjithë, duke bërë që disa hetime të avancojnë më shpejt se të tjerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy