
Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri me një 51-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit në Durrës pas një konflikti mes tyre.
Sipas policisë, autori i dyshuar me iniciale A. Ç., u kap në flagrancë nga policia në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja. Ndërsa i plagosuri me iniciale A. S., ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.



