
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Admir Golemin, shoferin e ambulancës që përplasi për vdekje 10-vjeçarin Samuel Ndoji, në afërsi të pikës kufotare të Kakavijës.
Gjatë seancës gjyqësore, Golemi deklaroi se po ecte me shpejtësi prej 75km/orë, pasi po çonte në spital në një sëmurë. Ai nënvizoi se fëmija i preu rrugën.
“Po nxitoja për të çuar në spital të sëmurin, fëmija më preu rrugën. Isha duke ecur me 75 km/orë”, ka thënë ai para togave të zeza.
Mbetet për t’u parë se çfarë do nxjerrin deri në fund hetimet për ngjarjen e rëndë.



