Nga 1 mijë e 100 testime, vetëm tri raste me koronavirus në Kosovë

Nga 1 mijë e 100 testime, vetëm tri raste me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar vetëm tri raste pozitive me COVID-19 nga 1.105 testime të kryera.

Në këtë periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Pesë persona janë shëruar, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 105.381.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.800 raste pozitive, 2.261 vdekje dhe janë kryer 680.360 teste, kurse numri i rasteve aktive është 158.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy