Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është akuzuar për falsifikim dhe kallëzim të rremë dhe për rrjedhojë është pezulluar nga detyra.
Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se gjithçka nis me një histori rozë që përfundon në dyert e drejtësisë.
Gjyqtarja ka denoncuar në prokurori se shantazohej. Prokurori Klodian Braho ka kryer hetime dhe ka rezultuar se nuk ka vepër penale.
Zonja Këlliçi e ka publikuar letrën në media.
Letra me përmbajtjen “se keni tre fëmijë, duhet të kujdeseni për ta”, ishte sajesë dhe kërcënim i stisur dhe se letrën e ka shkuar vetë.
Ajo është marrë person nën hetim, procedimi penal ka kaluar në Durrës për shkak të kompetencës.
Nga dje ka qenë KLGJ që i ka hequr truprojat dhe e ka pezulluar nga detyra.
Ka shkelur etikën dhe është person nën hetim. Një magjistrat nën hetim pezullohet nga detyra.
MCN Live mëson nga burime se gjithçka nis me një histori rozë mes gjyqtarëve dhe prokurorëve për të përfunduar me kërcënim me jetë.
Gjyqtarja Këlliçi ka sajuar këtë tymnajë që ka përfunduar në media.
Sipas prokurorisë, Arnisa Këlliçi ka dashur të marrë përfitime, të cilat nuk i takojnë, duke kërkuar edhe mbrojtje në Këshillin e Lartë Gjyqësor.



