Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Dy makina janë përfshirë në aksident ndërsa një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident u përfshinë mjeti tip "Skoda" AA 632 HK, i cili u përplas me kamionçinën me targa AA 935 LO.
Fatkeqësisht drejtuesi i ‘Skoda’ humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ndërsa shoferi i mjetit tjetër është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje si dhe identiteti i viktimës dhe të plagosurit.
Menjëherë në vendëngjarje ka mbëritur policia e cila po heton shkaqet e aksidentit.



