<p>Policia e Tiranës njofton se në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë, efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas i cili pas testit të alkoolit, ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në ndikimin e alkoolit. </p> <p>Me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë, duke i ofruar asaj, një shumë parash.</p> <p><em>“Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin, por minon edhe besimin në institucionet tona.</em></p> <p><em>Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit”</em>, thotë në njoftimin për media, Policia e Tiranës. </p>



