Vlorë/ Lëviztë me pistoletë lodër, maskë dhe para të dyshuara të të falsifikuara, kapet 18-vjeçari

Vlorë/ Lëviztë me pistoletë lodër, maskë dhe para të dyshuara të të falsifikuara, kapet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës, pas një operacioni të bazuar në informacione operative dhe kontrolle intensive në terren.

 

Shtetasi E. H., banues në Vlorë, u ndalua gjatë ndërhyrjes së policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë lodër e llojit çakmak, një maskë prej materiali sintetik, një përforcues grushti metalik, si dhe disa kartëmonedha në euro dhe dollarë amerikanë, të dyshuara si të falsifikuara dhe në prerje të ndryshme.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për vijimin e hetimeve, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

 

Hetimet për rastin vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy