22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose ndryshe e quajtur Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.
Zonat e Mbrojtura janë oaz i biodiversitetit në Shqipëri, tanimë me një sipërfaqe të shtuar në 21% të territorit të vendit.
Zgjerimi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë, për habitatet e rralla që ato bartin.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Sot është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, apo Diversitetit Biologjik. Zonat e Mbrojtura janë shpallur si të tilla pikërisht për biodiversitetin e lartë që gjendet në to. Kombet e Bashkuara e kanë shpallur këtë ditë për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së këtij biodiversiteti.
Gëzuar ditën ndërkombëtare të Biodiversitetit, ditë e cila përfaqëson çdo element natyror të florës dhe faunës, të përhapur në natyrën shqiptare.
Shqipëria dallohet për një trashëgimi të pasur natyrore, diversitet bilologjik të pasur e të larmishëm, por që duhet njohur e vlerësuar më shumë.
Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.



