Aksident në dalje të Lezhës, përplasen tre automjete, tre të plagosur

Aksident në dalje të Lezhës, përplasen tre automjete, tre të plagosur

Aksident me pasojë tre persona të plagosurt është regjistruar mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur, rrugës për në Balldren, në vendin e quajtur lagjia e ish-frutores, ku janë përplasur tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në aksin Lezhë-Balldren është krijuar trafik dhe për disa minuta është bllokuar qarkullimi.

Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy