Organizonin lojëra të paligjshme fati në lokale, 4 persona nën hetim në Korçë dhe Pogradec

Organizonin lojëra të paligjshme fati në lokale, 4 persona nën hetim në Korçë dhe Pogradec

Goditen në Korçë katër raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke u proceduar penalisht katër persona.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit J. A., P. A., dhe Th. B., banues në Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

 

Komisariati i Policisë Pogradec, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. GJ., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe për baste sportive.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan katër celularët, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy