Përmbysja e kamionit në Orikum-Kaninë/ Gjendet i pajetë edhe pasagjeri

Përmbysja e kamionit në Orikum-Kaninë/ Gjendet i pajetë edhe pasagjeri

Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë sot në by-passin Orikum-Kaninë, ku fillimisht gjeti vdekjen shoferi i kamionit.

Policia konfirmoj para pak çastesh edhe vdekjen e pasagjerit të ndodhur në kamion në momentin e tragjedisë, pasi fillimisht trupi i tij nuk gjendej për shkak të rënieve të inerteve.

Ata janë të moshave 28 dhe 32 vjeç, nga Kavaja dhe Lushnja, që punonin në kantierin e ndërtimit për bypasin Orikum-Kaninë.

Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy