Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka përkujtuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe këto ditë ai i quan shumë më shumë sesa thjesht ruajtja e kujtimit të fortë dhe përulje për familjen që ra heroikisht për të ngritur një popull të tërë.
Kujtimi i familjes Jashari është vlerësim i krejt asaj që përfaqëson në vetvete UÇK-ja: vlerën e lirisë përtej jetës, dashurinë e kombit përmbi familjen dhe sakrificën e pamatshme për idealin e lartë të çlirimit të Kosovës, ka thënë Cakaj në postimin e tij.
“Shënimi i ditëve të Epopesë së UÇK-së është shumë më shumë sesa ruajtja e kujtimit të fortë e më tepër se përulja e thellë për familjen që ra heroikisht për të ngritur një popull të tërë!
Kujtimi i familjes Jashari është vlerësim i krejt asaj që përfaqëson në vetvete UÇK-ja: vlerën e lirisë përtej jetës, dashurinë e kombit përmbi familjen dhe sakrificën e pamatshme për idealin e lartë të çlirimit të Kosovës!
Lufta e madhe e sakrifica e pashembullt e 5, 6 e 7 marsit 1998, në Prekaz, janë gurëthemeli i Kosovës së lirë e pikëbashkimi i kombit shqiptar në përgjithësi. ‘kosova ‘shqipëria ‘uçk ‘pavarësia ‘përjetësia”, shkruan ministri.



