Trupi i pajetë është gjendur pasditen e kësaj të shtune anës lumit të Shkumbinit, në Elbasan. Sipas informacioneve të para viktima është shtetasi Spiro Buba, 85-vjeç, banues në Elbasan.
Sipas Policia e Elbasanit sqaron se i moshuari u gjet në shtratin e lumit Shkumbin dhe nuk kishte shenja dhunë.
“Njoftohemi se sot më datë 10.12.2016, në shtratin e lumit Shkumbin, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune shtetasi Spiro Buba 85 vjec, banues në Elbasan”, deklaron policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



