
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në fshatin Ravinik të Korçës. Fatmirësisht ka shpëtuar pa marrë dëmtime pronari i shtëpisë, ndërsa janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se pronari vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe dyshohet se ia ka vënë vetë zjarrin banesës.
Fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime pasi zjarrfikësja ndërhyri në kohë duke shuar flakët. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për ngjarjen.



