Shkodër/ Digjet shtëpia, vdes nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç (VIDEO)

Shkodër/ Digjet shtëpia, vdes nëna me dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Bashkinë Shkodër, ku një banesë u shkrumbua nga zjarri, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

 

Viktimat janë identifikuar si Blerina Çobaj, 24 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

 

Sipas informacioneve paraprake, në momentin kur ka rënë zjarri, 24-vjeçarja dyshohet se ka qenë duke gatuar në banesën e vjetër të familjes. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa nëna dhe dy fëmijët nuk kanë mundur të dalin në kohë.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja u bë edhe më e vështirë, ndërsa pas shuarjes së flakëve u nxorën nga rrënojat trupat e pajetë të Blerinës dhe dy fëmijëve të saj.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

 

Njoftimi i policisë

 

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

 

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

 

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy