
Teksa Prokuroria e Posaçme akuzon zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit, analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se brenda të akuzuarve për grupin e të akuzuarve për çështjen e inceneratorëve, ka filluar një luftë.
Sipas tij, Mërtiri nuk ka dalë kundër Ahmetajt për arsye personale, por qëllimi i tij është të zgjerojë rrethin e personave që duhet të hetohen, për të reduktuar përgjegjësinë e tij.
Mërtiri ka dalë kundër Ahmetajt, që çështja të rikthehet në SPAK tani që nuk është më Arben Kraja. Mbrojtja e Mërtirit e ka akuzuar Krajën se e ka patur të pilotuar hetimin.
Mërtiri thotë nëse më dënoni mua që nuk e kam emrin fare, atëherë të rikthehet çështja, dhe për këtë fut Ahmetajn si hallka më e dobët për të cilin kishte fakte vetë. Pra ideja është për tu zgjeruar rrethi i dënimeve. Nuk është çështje personale.
Ahmetaj nuk është i pafajshëm në këtë punë. Askush nuk mund ti dalë në mbrojtje Ahmetajt në këtë çështje. As opozita nuk e merr dot në mbrojtje dhe nuk ka pse merr kostot.



