Policia e Milotit ka njoftuar se sot, rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Milot-Thumanë”, është regjistruar një aksident rrugor mes një mjeti tip “Trailer”, me drejtues shtetasin serb B. V., dhe një motomjeti, me drejtues shtetasin I. K., 71 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin e Kurbinit, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



