Tentoi t’i vinte flakën ‘Benz’-it dhe fasadës së një supermarketi, pranga 41-vjeçarit në Vaun e Dejës

Tentoi t’i vinte flakën ‘Benz’-it dhe fasadës së një supermarketi, pranga 41-vjeçarit në Vaun e Dejës

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të djegë me lëndë djegëse, një automjet dhe fasadën e një supermarketi.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen e 2 rasteve të tentativës së shkatërrimit të pronës me zjarr, të ndodhura ditët e fundit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Gjergj Dajani, 41 vjeç, banues në fshatin Stajkë. 

Ky shtetas dyshohet se më datë 15.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës së supermarketit me administrator shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në Shkodër, pa shkaktuar dëme.

Gjithashtu, më datë 17.02.2024, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në drejtim të automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. S., 49 vjeç, banues në fshatin Shelqet.  

Vijon puna hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy