Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor teksa kalonte rrugën.
Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa hetimet për aksidentin e rëndë vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit.



