Dyshohet se përdhunoi një 16-vjeçare në Spanjë, arrestohet i riu shqiptar

Dyshohet se përdhunoi një 16-vjeçare në Spanjë, arrestohet i riu shqiptar

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në “Vilafranca dek Penedes”. Sipas mediave spanjolle, 16-vjeçare po dilte nga një lokal në Barcelonë nën shoqërinë e miqve të saj, ku shqiptari e ka marrë me forcë ndërsa bashkëmoshatarët e saj janë larguar nga frika.

Shqiptari është identifikuar si Florjan S., ndërsa është arrestuar më datë 7 janar. Denoncimi ndaj tij është bërë nga vetë vajza e dhunuar, e cila ka treguar edhe shtëpinë ku i riu shqiptar e kishte mbajtur për orë të tëra.

E mitura ka kërkuar fillimisht ndihmë në një furrë buke që ndodhej aty pranë. Pas denoncimit, pasditen e së shtunës së kaluar u bë dhe arrestimi i 35-vjeçarit që dyshohet se abuzoi sekuslisht me të.

Ai ka dalë para gjykatës, e cila ka vendosur ta lërë në paraburgim pa kusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy