Një aksidenti i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në superstradën Lezhë-Milot, tek mbikalimi i Ishull Lezhë. Sipas të dhënave paraprake nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë si pasojë e aksidentit është bllokuar rruga kryesore. Policia devijoi qarkullimin në rrugët dytësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.



