Një kazino që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës u grabit pasditen e së martës nga një 48-vjeçar, i cili u arrestua në kohë të shkurtër nga policia.
Rreth orës 17:50 të ditës së martë, Duart Berziu ka hyrë në kazino dhe nën kërcënimin e pistoletës i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinosë dhe më pas është larguar me një motorr pa targa.
Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr tip “Zongshen”, iu gjetën 6 doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë si dhe një shumë prej 18 000 lekë të reja.



