Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën një person në Shkodër

Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën një person në Shkodër

Një person në Shkodër ka humbur jetën si pasojë e rënies nga çatia e shtëpisë.

 

Rreth orës 14:00, në spitalin e Shkodrës është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. 

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.

 

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, 49-vjeçari ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy