Po transportonte katër emigrantë të jashtëligjshëm/ Arrestohet 26-vjeçari në Korçë

Po transportonte katër emigrantë të jashtëligjshëm/ Arrestohet 26-vjeçari në Korçë

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin me inciale Xh.Zh, pasi është kapur duke transportuar 4 emigrantë të jashtëligjshëm në aksin rrugor Korçë-Devoll. Sipas policisë i riu po i transportonte emigrantët me makinën e tij kundrejt shpërblimit prej 200 euro. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi me iniciale Gj.Sh.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Korçës vijon operacionin “Perimetri”, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë orëve të fundit, policia ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.

Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm,​ të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy