
Një shtetase 59-vjeçare ka humbur jetën ndërsa ndodhej në det.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo ka pësuar një goditje në zemër teksa notonte.
Grupi hetimor pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore.



