
Strukturat Doganore kanë njoftuar për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme barnash kontrabandë në Doganën e Durrësit.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Sipas njoftimit të strukturave, gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan.
Merret vesh se Policia bëri sekuestrimin e 1300 ilaçeve, ku mes tyre kishte dhe kuti të medikamentit të shtrenjtë te Covid-19,Remdisivir.
Materialet i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.



