Shkojnë ta arrestojnë, 25-vjeçari qëllon me armë policinë dhe arratiset

Shkojnë ta arrestojnë, 25-vjeçari qëllon me armë policinë dhe arratiset

Një 25-vjeçar ka arritur të arratiset pas një përplasjeje me polciiën e Lezhës. Siç bën të ditur policia, Armarildo Ndoj, 25-vjeç, banues në Rrëshen, është shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe zotërim të armëve luftarake pa leje.

Pas sinjalizimeve për vendndodhjen e tij, policia e Mirditës ka shkuar në fshatin e quajtur Kodër-Rrëshen. Në momentin e afrimit të punonjësve të policisë, Ndoj ka kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë  duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet  duke përfituar nga errësira dhe terreni malor. 

Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si  dhe një gëzhojë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy