Vrasja e Klodian Rashës, seanca e parë ndaj Hajdarajt më 29 prill

Vrasja e Klodian Rashës, seanca e parë ndaj Hajdarajt më 29 prill

Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës. Seanca e parë e kësaj çështjeje do zhvillohet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari. Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e Hajdarajt që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Po kështu, Hajdaraj me kërkesë të mbrojtësve të tij ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Sipas prokurorisë, Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcimin e kufijve të mbrojtjes së nevojshme, akuzë për të cilën ai kërkon të gjykohet. Ndërsa hetimet zbuluan se vrasja ishte me dashje dhe mund të evitohej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy