Sekuestrohen 143 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte me kontejner nga Ekuadori

Sekuestrohen 143 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte me kontejner nga Ekuadori

Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Durrësit. Mësohet se kokaina e kapur e kishte origjinën nga Ekuadori.

Deri më tani thuhet se nga pakot me kokainë të gjetura brenda një kontejneri, peshojnë rreth 143 kg. Pakot e drogës së fortë ishin fshehur në tavanin e kontejnerit që vinte nga Ekuadori.

Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës. Menjëherë pas kësaj, përfaqësues të drejtorisë së përgjithshme të Policisë shkuan në port.

Nga kontrolli brenda në kontejner u gjetën 143 kg me kokainë. Mësohet se kontejneri u përket disa personave nga Tirana.

Kontejneri që vinte nga Ekuadori ishte i mbushur me banane që përdorej nga kompania Massabi Fruits me qendër në Kombinat Tiranë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë në Durrës, u kap një sasi tjetër prej 49 kg kokainë e fshehur në pjesën anësore të një kontejneri me banane.

Për këtë u arrestua Selim Cekaj, babai i Arbër Cekajt edhe ky i arrestuar për një sasi të madhe kokainë të kapur në vitin 2018.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy