“Dhunë dhe diskriminim”/ Avokatët 72 orë bojkot, kërkojnë ndryshime ligjore

“Dhunë dhe diskriminim”/ Avokatët 72 orë bojkot, kërkojnë ndryshime ligjore

Në shenjë revolte ndaj dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi dhe në kundërshtim të trajtimit në gjykata e prokurori, avokatët realizuan 72 orë bojkot. Kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se kjo situatë është kambanë alarmi dhe shteti duhet të ndërhyjë.

 

Drupal Ad

 

 

 

Pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi si dhe trajtimit jo dinjitoz nga gjykatat dhe prokuroritë në vend. Përgjatë 72 orëve, nga data 5 deri më 7 qershor avokatët në të gjithë vendin mbajtën në shenjë Proteste një Greve Pune. Duke u paraqitur vetëm në masat e sigurisë ata bojkotuan çdo gjykim duke bërë që afro 3500 gjyqe në të gjithë vendin të shtyhen.

Por si u arrit deri në këtë vendim drastik?

E teksa bojkoti u mbyll një ditë më parë, kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë z.Maksim Haxhia paralajmëroi dy nisma brenda radhëve të avokatëve. Vetëpastrimin nga personat në shkelje të etikës dhe të inkriminuar e po ashtu dhe propozime për ndryshime ligjore.

Ky është bojkoti i dytë i avokatëve në të gjithë vendin pas atij të mbajtur në qershor të vitit 2022 teksa u aplikua harta e re gjyqësore dhe shkrirja e mbi 24 gjykatave në rang vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy