Mashtronin shtetasit e huaj përmes call-center/ Arrestohet administratori, procedohen penalisht 13 operatorë

Mashtronin shtetasit e huaj përmes call-center/ Arrestohet administratori, procedohen penalisht 13 operatorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, finalizuan operacionin policor të koduar "Location".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 39 vjeç, i cili administronte një subjekt të palicencuar dhe të padeklaruar për aktivitetin në organet kompetente, i përshtatur si call-center në rrugën “Themistokli Gërmenji” në Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kapën 13 operatorë që mashtronin shtetas të huaj për t’i detyruar ata të investonin në një bursë fiktive.

Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme, të cilat përdorej për mashtrimet.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy