Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kapet në Mirditë i kërkuari për drogë dhe armë

Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kapet në Mirditë i kërkuari për drogë dhe armë

Një person me rrezikshmëri për lartë, i kërkuar për drogë dhe armë, u vu në pranga në Mirditë në kuadër të operacionit të koduar “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim kapjen e personave të shumë kërkuar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga, shtetasi Elidjon Gjoka, 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy