Sekuestrohen 53 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, në pranga një person

Sekuestrohen 53 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, në pranga një person

Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave, në pikën e kalimit kufitar, duke sekuestruar 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë, duke u vënë në pranga një person.

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët e Autoritetit Doganor, evidentuan dhe goditën 2 raste të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në këtë pikë të kalimit kufitar.

U arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në furgonin që drejtonte 30-vjeçari dhe që kishte shofer alternativ, shtetasin E. K., u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy