Covid-19 në burgun e Drenovës, përkeqësohen edhe të dënuar të tjerë

Covid-19 në burgun e Drenovës, përkeqësohen edhe të dënuar të tjerë

Prej disa ditësh në burgun e Drenovës janë identifikuar disa të infektuar me virusin SARS-CoV 2.

Burime për MCN bënë të ditur se numri i të transportuarve në spitalin e Tiranës ka shkuar në tre.

Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme, kur një i dënuar i sigurisë së zakonshme u transportua me urgjencë drejt Tiranës nga spitali i Korçës.

Nga burime bëhet me dije se të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave.

Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë, por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore.

Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy