
Një tjetër aksident është regjistruar këtë 1 janar në Mollas të Elbasanit, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Gostimë-Mollas, ku mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se fatmirësisht ndodhet jahstë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



