Preu 6 shtylla të OSHEE që furnizonin me energji banorët e një fshati, pranga të dyshuarit në Dibër

Preu 6 shtylla të OSHEE që furnizonin me energji banorët e një fshati, pranga të dyshuarit në Dibër

Një person i cili preu me motosharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, është vënë në prangat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy